Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Komiteti Olimpik Evropian nderon presidentin e KOK-ut, Besim Hasani

Komiteti Olimpik Evropian (KOE) me në krye ushtruesin e detyrës së presidentit, Janez Kocijançiq, ka nderuar presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.

Ai e nderoi të parin e KOK-ut, duke e ftuar të bëjë ndarjen e medaljeve në dy disiplina të atletikës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hasani ndau medaljet për fituesit në disiplinën hedhje e gjyles, kurse më pas në kërcim së larti (meshkujt), transmeton kp.

Gjatë qëndrimit në EYOF, Hasani dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, kanë takuar zyrtarë të Komitetit Olimpik Evropian dhe të Komiteteve të shteteve të ndryshme.