Me synim titullin e kampionit, që i mungon tash e katër vjet, FC Prishtina tash e 10 ditë, ka nisur fazën përgatitore për edicionin e ri.
Klubi bardhekaltër po stërvitet në Banjë të Pejës, dhe nuk do të përgatitet jashtë vendit, transmeton Sporti në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fazën përgatitore kryeqytetasve i janë bashkuar edhe përforcimet e ardhura gjatë këtij afati kalimtarë.
Trajneri i Prishtinës Arsim Thaçi, është shprehur i kënaqur me fazën përgatitore duke folur edhe për synimet e klubit.
Synim edicionin e ri titullin e kampionit e kanë edhe lojtarët bartës të lojës së Prishtinës, kapiteni i ri Armend Dallku, Mërgim Pefqeli dhe Alban Muqiqi.
Njëri nga pëorforcimet e skuadrës është edhe malaziasi Drashko Bozhoviq, ish-përfaqësues i Malit të Zi, i cili ka refuzuar oferta të tjera për Prishtinën.
Të kujtojmë që Prishtina edicionin që lamë pas, dështoi te stoliset me trofe duke e mbyllur kampionatin në pozitën e dytë. Por ekipi më i trofeshëm i vendit, luajti në Europa League, duke përfituar nga Besa e Llapi.
Prishtinasit gjatë afatit kalimtarë të verës janë përforcuar me shtatë futbollistë përderisa nga kryeqytetasit janë larguar plot tetë futbollistë.