Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk janë kryer obligimet financiare ndaj Federatës së Xhudos që nga muaji mars, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se një gjë të tillë nuk ka mundur ta imagjinojë se mund të ndodhë, sidomos edhe pas medaljes së artë të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë poshtë keni postimin e plotë të Kukës, pa ndërhyrje:
A din kush çka o ka ndodh me Sportin e shtetit tonë,a po bajnë hajgare vetëm me federatën tonë që ska rezultate aspak vetëm medalje të artë Olimpike apo me krejt !!!?
Çka po ndodh me obligimet ndaj federatave ku është Ministria e Financave se në Ministri të Sportit na thanë që aty është problemi,a keni njohuri që prej Marsit e keni bllokuar federatën e xhudos!!!!!!
Tmerr,kurrë se kam imagjinuar që kjo mund të na ndodh edhe pas Medaljes së artë Olimpike!!!!!
Tash janë kryer zgjedhjet e punët me interes për shtetin sjanë interesant ma,me siguri rrogat vetes ja qitni me rregull apo jo ?