Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpat Zeka, vazhdon garën për medaljen e bronztë në xhudo

Xhudisti kosovar, Shpat Zeka, po e vazhdon luftën për medaljen e bronztë në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ai deri më tani ka arritur dy fitore dhe një humbje në kategorinë deri 90 kilogram, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zeka në luftën e parë mposhti bullgarin, Oleg Mirov, me ippon pas shënimit të artë.

Më pas u përballë në çerekfinale me gjeorgjianin, Mikheili Bekauri, nga i cili pësoi humbje. I njëjti garues e kishte mposhtur edhe në Kaunas të Lituanisë, në Evropianin për kadetë.

Lufta e ardhshme ishte ajo e repesazhit, ku Shpati triumfoi në mënyrë maestrale ndaj lituanezit, Deivis Ciuciounais me ippon, pas më pak se një minutë.

Rreth orës 15:00 – 16:00, ai zhvillon luftën e radhës me rumunin, Eduard Serban. Nëse e kalon këtë pengesë, i duhet edhe një fitore për të fituar të bronztën, që do të ishte medalja e parë e ekipit olimpik të Kosovës në “Gyor 2017”.