Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni udhëheq garën për pasurinë në Lindjen e Largët

Turneu i Bayern Muenchenit në Lindje të Largët solli rezultate të ndryshme. Bayerni pësoi humbje nga Arsenali e Milani në Kinë, ndërsa fitoi 3:2 ndaj Chelseat në Singapor dhe të premten pësoi 2:0 nga Interi duke u dhënë fund përgatitjeve për stinorin e ri, që Bayerni shpreson t'i japë shtytje për të fituar titullin e gjashtë rresht të Bundesligës.

Është e debatueshme nëse Carlo Ancelotti ka qenë në gjendje të mësojë diçka për skuadrën e tij, derisa temperaturat arritën deri në 42 gradë Celsius dhe lagështia e nxehtësia në Shanghai sfiduan edhe fatin e të luajturit në tërësi, por ky turne nuk kishte të bënte me rezultatet, shkruan Deutsche Welle.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bayerni nuk është skuadra e vetme gjermane që ka bërë turne në Azi këtë verë, ku Borussia Dortmund e Schalke po ashtu kanë zbarkuar për disa miqësore, mirëpo Bayerni është dukshëm skuadra më e njohur ndërkombëtarisht nga Bundesliga gjermane në këtë regjion dhe ndeshjet e Bayernit në Kinë ishin ditët më të ngarkuara të vitit në selinë e Bayernit në Shanghai, përcjell Koha Ditore. Selia e klubit në qytetin më të populluar të Kinës është hapur në shtator të vitit të kaluar, ndërsa kampioni i Gjermanisë po synon të ndjekë rivalët evropianë dhe të rritë popullaritetin e vet në regjion dhe të Bundesligës në përgjithësi.

E vendosur në Qendrën Gjermane në Pudong, që është shtëpi e shumë bizneseve, zyra e vogël, por funksionale e Bayernit, është në maje të kompleksit, në të cilin gjenden një numër i firmave gjermane që bëjnë biznes në Kinë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.