Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosovarët vazhdojnë të kërkojnë medaljen e parë në "Gyor 2017"

Xhudistja Laura Fazliu ka dështuar t'ia sigurojë medaljen e parë Kosovës në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, në luftën për vend të tretë humbi me "wazari" nga xhudisjta e Sllovenisë, Zarja Tavcar, të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fazliu në gjysmëfinale, pas një lufte të fortë që zgjati për gati 7 minuta, humbi me "ippon" nga xhudistja e Gjeorgjisë, Mariam Tchanturia, që më vonë fitoi medaljen e artë. Në fakt, Fazliu humbi në një kohë kur ishte shumë më aktive se kundërshtarja, shkruan sot Koha Ditore.

Deri në luftën për vendin e tretë Fazliu fitoi dy meçe. Në luftën e parë mposhti italianen, Elisa Toniolo më pas atë nga Luksemburgu, Anetta Mosr.

Të enjten, Kosovën në xhudo e ka përfaqësuar edhe Arbër Kullashi. Kullashi në luftën e parë deri në 73 kilogramë humbi nga xhudisti i Hungarisë, Gergely Nerpel. I suksesshëm nuk ishte as në luftën e dytë. Në repesazh humbi nga xhudisti i Serbisë, Dimitrije Nedeljakoviq, që bëri një gjest josportiv, duke u larguar nga arena pa shtrënguar duart.

Gjasat për të fituar një medalje në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj që do të përfundojë më 30 korrik, nuk janë shuar ende...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.