Dy skuadrat shqiptare të ngelura në garat evropiane, Skënderbeu i Korçës dhe Shkëndija e Tetovës, kanë pësuar disfata në ndeshjet e para të raundit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Evropës. Të dyja kanë pësuar ngushtë, 2:1 dhe në udhëtim, për çka u jep shpresë që në ndeshjet kthyese pas një jave mund të sigurojnë kualifikimin, shkruan sot Koha Ditore.
Skënderbeu të enjten mbrëma në stadiumin "Mestsku" të Mlada Boleslav, u mposht nga skuadra e Çekisë, Mlada Boleslav (2:1). Por, skuadra nga Korça ka mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e plejofit të Ligës së Evropës me golin e shënuar si mysafire.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja kthyese ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet më 3 gusht në Shkodër.
Skënderbeu synon ta përsërisë suksesin e para dy edicioneve, kur arriti të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Pos Latifit gjatë gjithë ndeshjes te skuadra korçare luajti edhe mbrojtësi kosovar, Bajram Jashanica. Në fushë u inkuadrua nga minuta e 67-të edhe kosovari Enis Gavazaj.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.