Kanë ardhur fitoret e para për Kosovën, por jo edhe medaljet.
Xhudistja, Laura Fazliu, shënoi dy fitore në kategorinë deri në 63 kilogram, por më pas pësoi dy humbje, që ia pamundësuan fitimin e medaljes së bronztë në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo u mund në duelin për vendin e tretë nga sllovenia, Zarja Tavcar, në sekondat e fundit të luftës, bën të ditur KOK-u përmes një komunikate për media.
Fazliu rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti italianen, Elisa Toniolo. Më pas, në çerekfinale triumfoi ndaj garueses nga Luksemburgu, Anetta Mosr. Në gjysmëfinale u takua me gjeorgjianen, Mariam Tchanturia, nga e cila humbi me ippon pas shënimit të artë, luftë kjo që zgjati gati 10 minuta.
Pavarësisht se nuk fitoi medalje, Laura arriti rezultatin më të mirë deri më tani, nga i gjithë ekipi olimpik në “Gyor 2017”.
Të premten garon edhe Shpat Zekaj në kategorinë deri në 90 kilogram, i cili mbetet shpresa e vetme për momentin për të fituar medalje.