Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio kërkon 25 milionë euro për Keitan

Lazio raportohet se do të pranojë ofertën prej 25 milionë eurosh plus bonuse nga Juventusi për sulmuesin Keita Balde Diao.

Drejtori i Juves, Giuseppe Marota, kishte konfirmuar se ka bërë një ofertë për Keitan, që besohet se është 20 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “Calciomercato”, Keita është i vendosur të kalojë në Torino dhe ka refuzuar Interin.

Klubi tani është pajtuar me faktin se Keita dëshiron largimin.

Edhe pse drejtori sportiv Igli Tare kishte bërë të ditur se Juventusi ka bërë ofertë ilegale për Keitan, klubet tani do të ulen të nisin negociatat për transferimin e senegalezit.