Basketbolli shqiptar vazhdon përpjekjet për të provuar veten gjithnjë e më tepër në arenën ndërkombëtare, në kërkim të rritjes së nivelit të përfaqësimit dhe cilësisë. Në këtë kuadër, Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj edhe në Kampionatin Evropian të vitit 2021 në basketboll për meshkuj. Një konfirmim i tillë ka ardhur nga Federata Shqiptare e Basketbollit, nëpërmjet një njoftimi të shkurtër të shpërndarë të martën për mediat nëpërmjet postës elektronike.
Siç dihet, Shqipëria do ta nisë pjesëmarrjen në këtë Evropian nga faza paraeliminatore, shorti i së cilës do të hidhet në një periudhë të mëvonshme. Ndeshjet e fazës paraeliminatore dhe eliminatore do të zhvillohen përgjatë periudhës nëntor 2017 dhe shkurt 2019.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy konfirmim i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eurobasketin e 2021-shit vjen në prag të pjesëmarres së kuqezinjve të koshit të meshkujve në grupin paraeliminator të Botërori 2019, që i zhvillon ndeshjet përgjatë 3 javëve të para të gushtit. Siç dihet, në këtë grup, Shqipëria do të përballet me Austrinë dhe Holandën dhe si presidenti i organizmit që qeveris basketbollin shqiptar, Avni Ponari, ashtu edhe trajneri i Kombëtares, qiprioti Antonis Konstandinides, kanë theksuar se do të kërkohet kualifikimi për në fazën tjetër. Siç dihet, këto ndeshje të basketbollit të meshkujve do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.