Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA vendos sot nëse Berisha ka të drejtë loje

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) do të vendosë sot, nëse mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha do të ketë të drejtë loje për skuadrën e Red Bull Salzburgut kundër Rijekës.

Ndeshja Salzburg - Rijeka zhvillohet, të mërkurën, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëvem, përcjell Koha Ditore. Trajneri i Salzburgut, Marco Rose, thotë se Berisha është lojtar i rëndësishëm për skuadrën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Valoni është një faktor i rëndësishëm për ne, por nëse ai nuk luan, ne do të gjejmë një zëvendësim sa për këtë ndeshje", ka thënë Rose të martën për "laola1.at".

Berisha është suspenduar nga UEFA për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e parë të raundit të dytë kundër Hiberniansit. Por, Salzburgu ka parashtruar ankesë në UEFA për zbutje të dënimit nga dy ndeshje në një.