Notarët kanë vazhduar garat edhe në ditën e dytë të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”.
Edhe këtë herë u pa dallimi i madh me notarët e shteteve tjera evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDion Kadriu në disiplinën 400 metra stil i lirë, doli i fundit me kohën 4:36:29 sekonda.
Më pas garuan, Ardit Hysejni dhe Muhamed Rushiti, që në garën e 50 metrave stil i lirë përfunduan të fundit.
Arditi dha shpresa për të ardhmen, pasi dallimi me notarët tjerë nuk ishte i madh. Ai përfundoi me kohën 27.06 sekonda, kurse Muhamedi pati 31.13 sekonda.
Notarët do të vazhdojnë garat edhe në dy ditët e ardhshme, por në disiplina tjera.