Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Diaz pritet të vazhdojë traditën e Kubës në trehapësh

Kuba ka zhvilluar një kulturë aq të fortë në kërcim trehapësh saqë kjo disiplinë është bërë një sinonim me ngjyrat kaltër, kuq e bardh të flamurit të ishullit në Karaibe.

Mirëpo, me gjithë suksesin e madh, lista e gjatë e kërcyeseve të klasit botëror që ka prodhuar Kuba nuk ka qenë në gjendje të thyejë rekordin e botës të britanikut Jonathan Edwards.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por duket e paevitueshme se herët apo vonë rekordi do të bjerë dhe kjo kur të gjendet ndonjë xhevahir i madh nga shumë xhevahirë sa janë në vend, shkruan IAAF.org, transmeton “Koha Ditore”. Në të vërtetë besohet se ai xhevahir është gjetur me Jordan Diazin.

Fenomeni i ri i lindur në Havana, ka arritur një gjë të jashtëzakonshme në Botërorin U-18 të atletikës në Nairobi këtë vit me të cilën ka shtangur gjithë botën e atletikës, madje shtangu edhe veten.

Duke u futur në garë me rekord personal prej 16.66 metrave, ai tregoi veten duke arritur te 17 metra në kërcimin e tretë në finale.

Kjo distancë ishte ajo që e kishte shënjestruar në garë, pos medaljes së artë, por nuk u ndal me aq.

Me tentimin e radhës ai kërceu 17.30 metra, duke dalë në skenën botërore dhe duke thyer rekordin e botës për U-18, të vjetër trevjeçar, që e mbante bashkëkombasi i tij Lazaro Martinez, që kishte kërcyer para tre vjetëve 17.24 metra... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.