Chris Froome ka kompletuar triumfin e tij të katërt në “Tour de France”, falë javëve të fundit më të forta që mund t'i mbajë në mend. Tash me gjasë do të shkojë për të garuar në “Vuelta a Espana”, bazuar në formën e tij.
“Do të shoh se si do të rikuperohem nga kjo dhe si do të kthehem në stërvitje para shkuarjes në Vuelta. Gjithmonë ka qenë plani që të vazhdoj e të garoj në Vuelta, por më duhet të shoh gjendjen time në dhjetë ditët e ardhshme dhe kur do të kthehem në stërvitje”, ka thënë britaniku 32-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pikëpamje afatgjate Froome pret të vazhdojë të garojë për pesë vjetët e ardhshëm, ndonëse nuk është i sigurt se sa do të zgjasë seria e fitoreve të tij në “Tour de France”, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka fituar në tre vjetët e fundit dhe katër nga pesë titujt e fundit në këtë garë.
“Do të më pëlqej të vazhdoj të garoj edhe vonë në të 30-at dhe të vazhdoj të luftoj për titull. Do të më pëlqen të garoj në ‘Tour de France’ në pesë vjetët e ardhshëm, të tentoj të fitoj, por sigurisht se nuk po bëhet më e lehtë. Këtë vit ka qenë më së vështiri për mua dhe sigurisht se vetëm sa do të bëhet më vështirë vitin e ardhshëm. Definitivisht po plakem”, ka thënë Froome. “Çdo vit po mësoj më tepër, po zhvillohem si garues, po bëhem çiklist më i kompletuar. Por, taktikisht më duhet të mësoj më tepër. Shpresoj të përmirësohem ende. Çdo vit duhet të tentoj dhe të adaptohem pavarësisht se çfarë 'hedh' Tour de France në mua”.
Duke shikuar para te triumfi këtë vit, Froome thotë se gjithmonë synim e ka pasur të jetë më i fortë në javën e tretë të Tour de France.
“Synimi im ishte të isha më i fortë në javën e tretë të Tour de Frances dhe veçanërisht pas disa ditëve të vështira në Alpe, ka funksionuar vërtet për mrekulli”, ka thënë Froome.