Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, e vlerëson pozitive paraqitjet e ekipit në pesë ndeshjet kontrolluese para atyre parakualifikuese për kampionatin botëror “Kina 2019”, që zhvillohen në gusht.
Kosova shënoi fitore në tri prej pesë ndeshjeve kontrolluese, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHumbi nga Austria (74:49) e Sllovakia (76:74), kurse fitoi në ndeshjen tjetër ndaj Sllovakisë (69:61) dhe në dy ndeshje ndaj Shqipërisë (71:63) dhe (78:53).
“Përgatitjet deri tash kanë shkuar shumë mirë. Atmosfera është shumë e mirë. Kemi fatin që nuk kemi lëndime. Kemi edhe nëntë ditë për t'u përgatitur sa më mirë. Ndeshjet miqësore kanë shërbyer për të parë se ku jemi si në aspektin fizik ashtu edhe taktik. Të dyja janë mirë, por ende kemi hapësirë për t'u përmirësuar”, ka thënë Berisha të hënën për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.