Notarët nga ekipi olimpik i Kosovës ishin të parët që garuan në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, ku sot edhe zyrtarisht filluan garat.
Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu mbyllën garën e 200 metrave stil i lirë në vendet e fundit, 41 dhe 42.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDreni pati kohën 2:07:58 sekonda, kurse Dioni 2:09:51 sekonda, transmeton Koha.net.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, pasi nuk ishte rezultati im më i mirë, nuk e di pse. Ndoshta stresi, por tani duhet të përqendrohemi më shumë në garën e ardhshme të 100 metrave stil i lirë”, ka thënë Dren Ukimeraj.
Më pas, Dioni garoi edhe në 100 metra shpinë, bashkë me Ardit Hysejnin, ku edhe në këtë garë notarët tanë dolën të fundit. Dioni pati kohën 1:06.89 sekonda, kurse Arditi 1:09.21 sekonda.
“Për garën e parë më ka munguar përvoja psiqike. Nuk e kam arritur rezultatin më të mirë timin, por shpresoj se kjo do të ndikojë mirë për garat e ardhshme. Për ta arritur kulmin e këtij sporti duhet të ndryshojnë shumë gjëra, duke filluar nga kushtet, ku është e domosdoshme ta kemi një pishinë olimpike në Kosovë”, është shprehur Dion Kadriu.
Ata pranojnë se nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura, pasi kanë mundur të japin më shumë.
Pritshmëritë e trajnerit, Ardian Hamiti, por edhe të vetë sportistëve kanë qenë më të larta. Padyshim, paraqitja në gara të nivelit shumë të lartë, siç është Festivali Olimpik Evropian për të rinj, ka ndikuar dukshëm.
“Mendoj se stresi e ka bërë të veten. Kemi mundur i gjithë ekipi të bëjmë më mirë dhe gjithashtu shpresoj se në garat e dyta do të arrijmë synimet tona”, ka thënë Ardit Hysejni, transmeton Koha.net.
Në orët e pasditës, varësisht edhe nga reshjet e shiut që kanë kapluar Gyorin, do të zhvillojnë duelet e para tenistët: Diell Mehmedi dhe Blearta Ukëhaxhaj.
Dielli përballet me irlandezin Connor Gannon, kurse Blearta me suedezen, Olivia Malm.
{gallery}