Manchester City ka kompletuar transferimin e Danilos nga Real Madridi për 27 milionë funte (30 milionë euro), ndërsa mbrojtësi i djathtë brazilian ka thënë se gjithmonë ka qenë ambicia e tij për të punuar nën urdhrat e Pep Guardiolas.
Danilo 26-vjeçar ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Manchester Cityn dhe do t'i bashkohet tash skuadrës në fazën parasezonale në SHBA, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe të City ka shpenzuar në total 133 milionë funte (148 milionë euro) për tre mbrojtës anësorë këtë muaj dhe ka arritur në total në 221.7 milionë funte (247 milionë euro) të shpenzuara këtë verë për lojtarë.
Marrëveshja me Danilon, që mund të luajë në anën e majtë dhe të djathtë për të konkurruar me anglezin Kyle Walker, për të cilin City pagoi 54 milionë funte (60 milionë euro) te Tottenhami, pritet të pasohet me transferimin e Benjamin Mendyt të Monacos. Monaco ka pranuar një ofertë 52 milionë funte (58 milionë euro) për të.
“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Manchester Cityt. Ka pasur interesim të madh nga klubet e tjera, por gjithmonë ka qenë ambicia ime të luaj nën drejtimin e Pep Guardiolas. Menjëherë me të dëgjuar interesimin, e kam ditur se të jem lojtar i Cityt. Mezi po pres të nisi dhe po shikoj para të njihem me bashkëlojtarët e rinj gjatë javëve në vijim. Është ditë e madhe dhe kënaqësi të jem pjesë e kësaj skuadre. Shpresoj të përmbushi pritjet, po shikoj para për sfidat që na presin. Do të më pëlqente të fitoja Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn”, ka thënë Danilo për faqen zyrtare të klubit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.