Tom Broadbent qëndron ulur në një kafene në Bristol dhe teksa përkulet me trupin e tij muskulor që ka impresionuar edhe futbollistët e Chelseat disa muaj më parë nis të tregojë storien se si ishte qëlluar me armë në Afganistan derisa po dëgjonte muzikë të Red Hot Chili Peppersave.
Është një rrëfim mjaft interesant, ndonëse thjeshtësia e Broadbentit mund të tregojë ndryshe dhe formon një pjesë të stories fascinuese e të larmishme, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTash, në moshën 25-vjeçare, një kapitull i ri po pritet të shënohet për njeriun që duket sikur mund t'ia mësojë ca gjëra Cristiano Ronaldos për ushtrime në palestër.
Me peshë 90 kilogramë dhe gjatësi 190 centimetra, Broadbent që ishte në brigadën e artilerisë në ushtrinë Britanike, po lë ushtrinë prapa për të nisur një karrierë si futbollist profesionist, pasi firmosi kontratë me Bristol Roversat.
“Kjo është ajo që gjithmonë kam dashur të bëjë”, thotë ai, duke qeshur. “Ende nuk po mund të kapërdijë se e kam siguruar këtë mundësi” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.