Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Froome fiton “Tour de France” për herë të katërt

Çiklisti britanik, Chris Froome, ka fituar për herë të katërt garën e famshme “Tour de France” dhe të tretën rresht.

Froome 32-vjeçar, titullin e kampionit e siguroi qysh të shtunën në etapën e parafundit, në të cilën përfundoi i treti dhe mbajti epërsinë në krye të renditjes së përgjithshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dielën në etapën e fundit, që është ceremoniale, Froome e festoi fitoren. Në të vërtetë është traditë që në etapën e fundit të mos sulmohet fituesi, kështu që triumfuesi i “Tour de France” dihet qysh në xhiron e parafundit, transmeton “Koha Ditore”.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të përfundoj në këtë atmosferë. Tri javë garim kanë mbaruar, është fenomenale, jam shumë i lumtur”, ka thënë Froome, garues i ekipit Sky për BBC.

Një etapë para fundit të garës, Froome kishte epërsi prej 54 sekondave ndaj kolumbianit Rigoberto Uran... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.