Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani i “pangopur” arrin marrëveshje edhe për një sulmues

Pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse të Cutrones, lojtarit 19-vjeçar, ndaj Bayernit që realizoi dy gola, Milani duket i vendosur për të përforcuar repartin e sulmit, ku deri tani ka transferuar dy lojtarë, Andre Silva dhe Borini.

Mediat italiane e cilësojnë si të kryer tashmë transferimin e Kaliniqit te Milani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“La Repubblica” shkruan se mes palëve është arritur gjithçka dhe ditën e nesërme do të bëhet publikimi. Milani do t’i paguajë Fiorentinës 25 milionë euro plus bonuset, transmeton TCH.

Por kuqezinjtë ëndërrojnë ende për një transferim të mundshëm të Belottit ose Aubameyangut.

Për të parin situata, duket më e komplikuar tashmë, ndërsa sulmuesi i Dortmundit ka refuzuar rinovimin me gjermanët dhe dëshiron vetëm Milanin, të paktën sipas mediave italiane.

Megjithatë na mbetet të presim për të mësuar se kush do të jetë lojtari i 12 që do t’i bashkohet grupit të Montellas këtë verë.