Jose Mourinho ka deklaruar se David De Gea nuk do të largohet nga Manchester Unitedi në këtë afat kalimtar.
De Gea qe një kohë të gjatë është i lidhur me një kalim te Real Madridi, por sipas Mourinhos, Reali nuk dëshiroi transferimin e tij përkundër që Unitedi ishte i hapur për largimin e portierit spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund të garantoj se ai nuk do të largohet këtë sezon, këtë mund të them. Ai ishte kontaktuar për një kohë të gjatë, klubi kishte refuzuar shitjen e tij. Më pas kemi lejuar transferimin e tij, sepse gjithmonë e kam ndjenjën se kur një lojtar ka dëshirë të largohet, nuk më pëlqen t’i ndal, pasi në fund s’mund të marrësh atë çfarë pritet prej tyre, nëse ata duan largimin dhe ajo nuk ndodh”, është shprehur Mourinho, shkruan Sky Sports.
“Prandaj ne ishim të hapur për largimin e tij, por ata vendosën ta mbyllën çështjen. E shoh se ai është vërtet i lumtur dhe i fokusuar dhe po punon më mirë se kurrë, prandaj për mua ai do të qëndrojë me ne 100 për qind”, ka thënë portugezi.