Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vrapi premton të lërë gjurmë edhe në Kosovë

Endri Vrapi nuk e kishte menduar se një ditë do të luante për një skuadër të Kosovës, aq më pak në moshën 35-vjeçare.

Por, Vrapi është i vendosur të lërë gjurmët e tij edhe në Kosovë, pas një karriere të gjatë të kaluar në shumë klube të Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Kam pasur mjaft histori të bukura, kudo që kam shkuar kam lënë fotografinë time për të mirë. Këtë gjë dua ta bëj edhe te Liria. Në këtë moshë nuk e kam menduar se do të luaj për një klub në Kosovë, por tani që jam transferuar, dua që jo vetëm këtë vit të qëndroj te Liria, por edhe një vit tjetër", thotë Vrapi.

Pas karrierës së kaluar te Partizani, Lushnja, Elbasani, Teuta, Tirana, Dinamo, Besa, Skënderbeu dhe së fundi Vllaznia, Vrapi vendosi t'i bashkohej Lirisë së Prizrenit.

Mbrojtësi shqiptar mburret me të arriturat e tij me klubet e Shqipërisë...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.