Shumë shikues që përcollën nga afër ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës, ndërmjet Prishtinës dhe Norrkoepingut u befasuan kur panë në fushë Bleon Sekiraqën.
Por, kur kanë kaluar disa javë që nga përfundimi i kësaj ndeshjeje, trajneri i Prishtinës i qëndron prapa vendimit që mori për t'ia dhënë rastin 16-vjeçarit të debutojë në kualifikimet për Ligën e Evropës, të cilat ishin debutuese edhe për vetë klubin Prishtina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThaqi vazhdon të insistojë se bëhet fjalë për një lojtar të talentuar. Pritshmëritë e Thaqit dhe klubit Prishtina janë të mëdha, shkruan sot Koha Ditore.
"Është lojtar i nivelit evropian, tregoi disa vlera ndaj Norrkoepingut", thotë Thaqi.
Sekriaqa u inkuadrua në minutën e 74-t, në ndeshjen që Prishtina e humbi 1:0 nga Norrkoepingu në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë. Ishte kjo ndeshje kthyese...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.