Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të veçantat e skuadrës që eliminoi Galatasarayn

Pasi fitoi ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës në shtëpi me shifrat 2:0, debutuesi në kupat evropiane, Oestersundi, eliminoi Galatasarayn duke nxjerrë barazim 1:1 të enjten në Stamboll. UEFA.com ka nxjerrë të veçantat e skuadrës suedeze, shkruan sot Koha Ditore.

- Oestersund është ende skuadër vetëm 20 vjet e vjetër dhe ka arritur për herë të parë në elitën e Suedisë në vitin 2015. Skuadra është formuar me bashkëpunim të të gjitha skuadrave lokale me emrat si Ope, IFK Oestersund, Oestersund/Torvalla dhe Froso, që ishin të interesuara të krijonin një skuadër me emër në qytetin që njihet si i sporteve të dimrit. Oestersund është më tepër i njohur për skitarë sesa futbollistë, ndonëse kjo mund të ndryshojë. "Djemtë e rinj dhe vajzat janë duke iu bashkuar shkollave të futbollit dhe sheh fëmijët duke vrapuar me fanella të skuadrës sonë", thotë trajneri krenar i Oestersundit, Graham Potter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

- Zyrtarët e skuadrës kanë shokë të mirë jashtë vendit. Dikur drejtor i futbollit dhe tash kryetar - Daniel Kindberg ka krijuar lidhje të forta me Swansea Cityn e Premier Leagues së Anglisë falë miqësisë me ish-trajnerin e Swanseas, Roberto Martinez. Për më tepër, para se të shpërthente lufta civile në Libi, Oestersund kishte pasur lidhje të ngushta futbolli me shtetin në veri të Afrikës.

- Anglezi Potter ka bërë magji me Oestersundin. Një ish-lojtar "shtegtar" që kishte kaluar shumicën e karrierës në rangjet e ulëta të Anglisë, Potter shkoi tek Oestersundi në dhjetor të vitit 2010 dhe me sukses e ngjiti skuadrën nga rangu i katërt për në elitë dhe tifozëria e skuadrës u rrit nga disa qindra në disa mijëra, derisa stadiumi "Jamtkraft Arena" ka kapacitet 8.500 ulëse.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.