Sport

Van Dijk merr vendim, dëshiron largimin nga Southamptoni

Mbrojtësi i Southamptonit, Virgil van Dijk ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Ai ka kërkuar largimin, dhe një gjë të tillë ia ka konfirmuar edhe klubit të tij, ndërsa për këtë arsye është duke stërvitur i vetëm, transmeton Koha.net. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Southamptonit, Mauricio Pellegrino.

“Djaloshi na ka thënë se nuk është në dispozicion për të luajtur pasi dëshiron largimin. Ky është vendimi”, ka thënë Pellegrino për Daily Telegraph.

Pellegrino më tutje ka thënë se ia ka bërë të ditur lojtarit se klubi nuk e dëshiron shitjen e tij.

Shërbimet e tij me ngulm po i kërkon Liverpooli, që javë më parë kishte kërkuar falje për fillimin e negociatave me të pa lejen e Southamptonit.