Gjyqtarët kosovarë, Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Dardan Maxhuni janë treshja që tash e tutje do të jenë bartës të thirrjes, gjyqtarë të FIBA-s.
Mehmeti, Mumini dhe Maxhuni, që të tre gjyqtarë të Superligës së Kosovës dhe vijues të shumë klinikave e seminareve ndërkombëtare të FIBA-s, titujt si gjyqtarë të FIBA-s i fituan në kampin për licencim të gjyqtarëve të rinj ndërkombëtarë, që u mbajt në Zagreb, javën e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaxhuni thotë se arritja deri te licensimi i FIBA-s, nuk ka qenë fare i lehtë, raporton KTV.
I lumtur me këtë sukses është shprehur edhe Xhelal Mumini.
Treshja kosovare pritet që gjatë muajit tetor, të gjykojë ndeshje ndërkombëtare.
Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Dardan Maxhuni bëhen kosovarët e parë që e marrin licencën e FIBA-s, pas Mithat Belegut, i cili thirrjen e gjyqtarit ndërkombëtar e kishte fituar më 1978