Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abramoviq jep dritën e gjelbër për shitjen e Matiqit

Pronari i Chelseat, Roman Abramoviq ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e Nemanja Matiqit, për të cilin ka shprehur interesim Manchester Unitedi.

“Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim gjatë gjithë kësaj vere për mesfushorin serb, me të cilin Jose Mourinho kishte punuar në kohën kur menaxhonte Chelsean, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

The Sun raporton se Abramoviq është pajtuar që Matiq të largohet për 55 milionë euro.

Chelsea më parë kishte refuzuar një ofertë të Unitedit prej 39 milionë euro.