Federata e Shahut e Kosovës (FSHK) mburret që ka një mjeshtër ndërkombëtar të shahut - Bedri Sadiku. Me këtë mburret edhe vetë Sadiku. Por Sadikut, 64-vjeçar, i vjen keq që Kosova Ditën Botërore të Shahut (20 korrikun) e shënon me vetëm një mjeshtër ndërkombëtar, titull që e fitoi në vitin 1983, shkruan sot Koha Ditore.
"Nuk është dashur të jem i vetmi, edhe pse mburrem që jam i vetmi", thotë Sadiku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSadiku nuk ka besuar se do të shkojnë 34 vjet dhe Kosova të mos ketë ndonjë mjeshtër tjetër ndërkombëtar.
"Kam dëshirë të ma kalojnë, sidomos shahistët nga gjeneratat e reja dhe më vjen keq që kemi ardhur deri në këtë ditë", ka shtuar Sadiku.
Ai nuk i di arsyet pse ndonjë shahist tjetër i Kosovës nuk ka arritur ta fitojë këtë titull deri tash. Por, është i bindur se Kosova do t'i ketë disa mjeshtër ndërkombëtarë të shahut shumë shpejt.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.