Gjermania ishte vendi që jepte më së shumti lojtarë për Përfaqësuesen e Kosovës. E natyrshme kjo, nëse merret për bazë numri i madh i kosovarëve që jetojnë në shtetin gjerman dhe po ashtu numri i madh i futbollistëve nga Kosova që bëjnë karrierë në këtë shtet, shkruan sot Koha Ditore.
Por, së fundi gjërat kanë ndryshuar për të keq. Reprezentuesit kosovarë në këtë vend, po kanë gjithnjë e më pak hapësirë në klubet e tyre. Kjo po e brengos seleksionuesin Albert Bunjaki, në kohën kur kanë mbetur edhe tri javë deri te ndeshja eliminatore kundër Islandës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe Fanol Përdedajn, Leart Paqaradën, Enis Alushin, Besar Halimin e ndonjë tjetër, Gjermania së fundi ishte bërë një lloj baze e Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Gjermania ishte vendi që jepte më së shumti lojtarë për Përfaqësuesen e Kosovës. E natyrshme kjo, nëse merret për bazë numri i madh i kosovarëve që jetojnë në shtetin gjerman dhe po ashtu numri i madh i futbollistëve nga Kosova që bëjnë karrierë në këtë shtet. Ndonëse shumica prej tyre në klube më poshtë se Bundesliga, kosovarët e Gjermanisë kalonin formë të mirë dhe u bënë të rëndësishëm për Përfaqësuesen.
(Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të gazetës)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.