Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lila zyrtarisht vazhdon me Pas Janinën

Andli Lila besnik i Pas Janinën në kampionatin grek. Mesfushori i kombëtares Shqiptare firmosi kontratën e re që e lidh me klubin helen deri në vitin 2020.

Pra për tre viteve të ardhshme 31-vjecari do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së cilës iu bashkua që në vitin 2011. Bien poshtë të gjitha zërat për transferimin e mundshëm të futbollistit te Panathinaikosi apo jashtë Greqisë, pasi Lila praktikisht ka vendosur të qëndrojë në Janinë, ku është shndërruar prej vitesh idhull i tifozerisë vendase, transmeton Supersport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të Pas Janinës, Lila falënderoi presidentin Giorgos Christovasilis, drejtorin sportiv Dimitris Niarchakos dhe trajnerin Giannis Petrakis për besimin e dhënë si dhe premtoi se do të japë gjithmonë më të mirën për këtë klub.

Sezonin e fundit Andi Lila është aktivizuar në 18 ndeshje në Superligën e Greqisë, duke shënuar një gol në barazimin 1-1 në shtëpi me Aekun e Athinës.

Që nga viti 2011 Lila ka regjistruar 127 paraqitje në kampionat si dhe ka shënuar në total 8 gola.