Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hernandez arrin marrëveshje me klubin londinez

Javier Hernandez është drejt rikthimit në Premier Ligë, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin londinez, West Ham United.

Këtë e ka bërë të ditur vet lojtari për gazetarin e ESPN në Meksikë, Sergio Dipp, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Chicharito i ka konfirmuar atij se të hënën do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për kompletuar transferimin te West Hami nga Leverkuseni, me të cilin ka hyrë në vitin e fundit të kontratës.

Transferimi i tij raportohet se do t’i kushtojë West Hamit 14.5 milionë euro.

Nëse shkon gjithçka sipas planeve atëherë ai mund të debutojë me West Hamin kundër ish-klubit të tij Manchester United më 13 gusht.