Ylli i Monacos, Kylian Mbappe, është i shumëkërkuar këtë verë, megjithatë klubi i Ligue 1 nuk është i kënaqur me mënyrën se si klubet e njohura evropiane janë përpjekur të transferojnë sulmuesin.
Monaco ka njoftuar se është ankuar në FIFA që të marrë masa disiplinore ndaj disa klubeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Monaco ka vënë re se klube të rëndësishme evropiane kanë kontaktuar Kylian Mbappen pa autorizim. Monaco dëshiron t’ua kujtojë këtyre klubeve se kjo përbën shkelje të artikullit 211 të rregullores së Ligës Franceze të Futbollit dhe artikullit 18.3 të Rregullores për Transferim të Lojtarëve në FIFA. Kjo situatë është e papranueshme dhe Monaco kërkon nga Federata e Futbollit në Francë dhe FIFA të nisë procedura disiplinore ndaj këtyre klubeve”, thuhet në letrën e Monacos.
SkySports raporton se kjo ankesë vlen për Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin, por jo për Arsenalin dhe Real Madridin.