Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Plas sherri te Prishtina, largohet aksionari kryesor dhe një më i vogël

Largimi i shtatë futbollistëve nga Prishtina dhe afrimi i disa të tjerëve u përshkrua si plan për projektimin e një ekipi konkurrent për të fituar titullin dhe siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, stinorin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Por një ditë pas kësaj, të mërkurën, te skuadra më e madhe kosovare, plasi sherri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aksionari kryesor i skuadrës, Rrahman Haradini, dhe aksionari tjetër, Ismet Begolli, dhanë dorëheqjet nga postet që mbanin në klub, ndërkohë që kanë paralajmëruar se shpejt do të nxjerrin aksionet e tyre në shitje, që gjithsej janë rreth 41 për qind.

Të dy kanë dhënë arsye të njëjta për dorëheqjet nga postet - pakënaqësitë me politikat e klubit dhe keqmenaxhimit nga anëtarët e tjerë të Bordit.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.