Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sllovakia i revanshohet Kosovës në miqësoren e dytë

Përfaqësuesja e Kosovës sot ka pësuar humbje nga Sllovakia në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në Bratislavë.

Takimi ka përfunduar me rezultat 75:73 (18:24, 24:14, 16:18, 17:17) në favor të ekipit nikoqir.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fituesi i takimit u përcaktua në minutat e fundit, kur Sllovakia ia doli të kalojë në epërsi kur kishin mbetur edhe pak sekonda deri në përmbyllje të duelit dhe kështu iu revanshua Kosovës për humbjen e përjetuar një ditë më parë me shifrat 69:61.

Më të dalluarit në radhët e Kosovës ishin Dardan Berisha me 25 pikë, Lis Shoshi me 16 dhe Alban Veseli me 12 pikë. Në anën tjetër te Sllovakia më efikasit ishin Andre Jones me 19 pikë, Mario Ihring me 11 dhe Richard Korner me 10 pikë.

Përfaqësuesja A sonte do të kthehet në Prishtinë, ndërsa të premten menjëherë do të udhëtojë për në Tiranë, ku të shtunën dhe të dielën do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova në parakualifikimet evropiane është pjesë e Grupit C së bashku me Estoninë dhe Maqedoninë.

Më 2 gusht, Kosova është nikoqire e Maqedonisë, kurse më 9 gusht është mysafire e Estonisë, ndërsa më 12 gusht po ashtu luan si mysafire ndaj Maqedonisë, kurse më 19 gusht e pret Estoninë.

Kosova ndeshjet si nikoqire do t’i luajë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.