Lundrimi me qëndrim në këmbë i shton vlerë Batllavës.
Për të pasur sukses në këtë sport, nevojitet balancë e mirë, po nuk e patët këtë, atëherë më shumë do t’ju bie të rrini në ujë sesa mbi platformë, duke lundruar, bën të ditur emisioni “SOT” i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dukje mund të konsiderohet si sport sfidues e i rrezikshëm, por me një balancë të zhvilluar ai kthehet në diçka shumë të lehtë e pa rreziqe.
Aplikimi i tij konsiderohet të ketë benefite të shumta. Zhvillon balancën, forcën e tërësishme trupore, qëndrueshmërinë, mundëson sistem kardiorespirator shumë më funksional dhe largon stresin, ngarkesë kjo e theksuar e ditëve tona.
Edhe pse i ri në Kosovë, Omni Sport, ka përgatitur tanimë disa instruktorë, të cilët tanimë janë të gatshëm për t’i mësuar edhe të tjerët.
Lundrimi me qëndrim në këmbë, veç aspekteve pozitive në shëndet, mundëson edhe eksplorimin e pjesëve të shumta të natyrës, në këtë rast Batllavës, e cila me këtë sport tani aty, ka marrë vlerë të shtuar dhe është bërë edhe më atraktive për vizitorët gjatë sezonit veror.
Ndërkohë, në të ardhmen, Omni Sport planifikon edhe organizimin e garave të këtij sporti, që do të ishte ngritje në një tjetër nivel i Stand Up Paddeling në Kosovë.