Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Festë dhe entuziazëm në rrugët malore të “Tour de France”

Një burrë me flokë të bardha po vallëzonte lakuriq në mes të një rruge malore, ndërsa trupi i tij i djegur nga dielli po kërcente me tingujt e muzikës pop.

Tentimi i tij për të mbuluar veten me një dorë vetëm sa bënte shokët e tij të qeshnin edhe më fort dhe të mbyllnin sytë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Prapa tyre ishte një pano e madhe ku ishte e shkruar “VIVE LE TOUR”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte e shtunë pasdite në Mont du Chat, plotë 24 orë para se çiklistët e garës “Tour de France” të ngjiteshin në këto rrugë brutale të pjerrëta. Por festa, siç e bëri edhe të qartë striptizi i atij burri, ishte nisur tashmë.

Për specialistët e çiklizmit, rrugët malore ofrojnë një pikë të mirë për të parë një garë nga afër. Në rrugët e rrafshëta apo teposhtat, shpejtësia është e madhe dhe garuesit kalojnë shumë shpejt. Në përpjetat e mëdha, ata kalojnë ngadalë, madje shpesh aq ngadalë saqë tifozët kanë mundësi të flasin me ta apo edhe t'i prekin.

Image

Mirëpo, arritja në këto rrugë nuk është detyrë e lehtë. Pikat kryesore të qëndrimit të tifozëve janë pak kilometra mbi lartësi mbidetare, në Alpe.

Autoritetet lokale zakonisht mbyllin qasjen në rrugët malore në ditët para se të kalojnë çiklistët atje. Por është një traditë e moçme, ku tifozët e çiklizmit bëjnë kamping në male me ditë, madje edhe me javë, për të zënë një vend përgjatë shtegut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.