Spekulimet lidhur me të ardhmen e Neymarit te Barcelona dhe transferimit të mundshëm të tij te Paris Saint-Germaini kanë dominuar ballinat e mediumeve spanjolle të martën.
Reprezentuesi i Brazilit në kontratën me Barcelonën ka klauzolë për lirim në vlerë 222 milionë euro dhe raportimet si në Francë ashtu edhe në Spanjë, sugjerojnë se Parisi pritet të paguajë shifër rekorde për të transferuar sulmuesin, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse gazeta “Marca” thotë se PSG-ja nuk do të paguajë shifrën e klauzolës për lirim, prapë Neymarit do t'i ofrohet një pagë masive prej 30 milionë eurosh në vit, në një kontratë pesëvjeçare.
Ndërkohë gazeta “AS” ka thënë se kalimi potencial i Neymarit te Parisi do të hapë edhe bisedimet për transferimin e mesfushorit italian, Marco Veratti te Barcelona. Babai i Neymarit raportohet të ketë udhëtuar në Paris për të biseduar me kryetarin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.
Në të vërtetë televizioni brazilian “Esporte Interativo”, thotë se Neymar ka arritur marrëveshje personale me Parisin dhe se transferimi do të finalizohet në javët në vijim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.