Shorti për kupat evropiane në hendboll është hedhur të martën dhe kampionia e Kosovës te meshkujt, Besa Fam Gas, ishte e vetmja me më shumë fat, ndërkohë që katër skuadrat e tjera kosovare do të kenë punë shumë më të vështirë për të kaluar në raundet tjera.
Besa Fam Gas do të ballafaqohet me skuadrën debutuese në garat evropiane, Beykoz të Turqisë, në Kupën e EHF-së, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 2/3 shtator në Pejë, kurse pas një jave do të ketë ndeshjen kthyese në Turqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër skuadrat e tjera kosovare në kupat evropiane janë Trepça te meshkujt dhe Prishtina, Shqiponja e Istogu te femrat.
Kalimin në raundin e dytë të Kupës EHF, trajneri i Besës, Arben Muqolli, e sheh real. Ai është ndarë i kënaqur me shortin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.