Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari i gatshëm që të kalojë te PSG-ja

Neymari është i gatshëm të largohet nga Barcelona drejt Paris Saint-Germainit, në një marrëveshje prej 222 milionë eurosh.

Braziliani ka kontratë deri në vitin 2021 dhe Barcelona ka thënë se është 200 për qind e sigurt se Neymari do të qëndrojë në skuadër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, sipas raportimeve të reja, Neymari nuk është i lumtur te Barça dhe beson se prezenca e Lionel Messit po ia pamundëson atij që të fitojë Topin e Artë.

“Goal” raporton se 25-vjeçari është i izoluar në zhveshtoren e katalonasve pasi nuk e ka asnjë mik të afërt në skuadër.

Babai i futbollistit pritet që këtë javë të takohet me klubin francez dhe të vendoset përfundimisht për të ardhmen e brazilianit.