Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi përjashton mundësinë e shitjes së Aubameyangut

Dortmundi ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Pierre-Emerick Aubameyangut, duke thënë se afati kalimtar për këtë klub është i mbyllur.

Sulmuesi 28-vjeçar ishte i lidhur me një kalim te Milani dhe Chelsea, por drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc, ka thënë se tashmë ka kaluar koha për palët e interesuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi mbyllur afatin kalimtar”, ka thënë ai, pas ndeshjes mes Dortmundit dhe Milanit në International Champions Cup.

Auba shënoi dy gola në fitoren 3 me 1.