Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, ka përforcuar edhe më tepër bindjen se do të largohet nga “Stamford Bridge”, pasi është parë në një foto, duke festuar me një fanellë të Atletico Madridit - ish-skuadrës së tij.
Dhe sulmuesi ka treguar se nuk ka fare dashuri mes tij dhe trajnerit të Chelseat, Antonio Conte. Po ashtu i ka thënë bashkëlojtarit të tij Cesc Fabregas që t'ia japë “një përqafim Contes” gjatë një transmetimi direkt në Instagram, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCosta aktualisht është në Lagarto, në Brazil, pasi i është dhënë leje nga Chelsea, meqë po pritet të largohet nga klubi londinez.
Sulmuesit 28-vjeçar i është thënë nga Conte se nuk është në planet e tij për stinorin e ardhshëm dhe reprezentuesi i Spanjës nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t'u kthyer tek Atletico Madridi.
Costa është duke shijuar kohën e tij në Amerikë të Jugut, ndërsa ai të dielën mbrëma ka dashur të dokumentojë në rrjetet sociale kohën e tij të lirë që po e shijon, ndërsa bashkëlojtarët te Chelsea janë në fazën para-sezonale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.