Emmanuel Adebayor beson se do të kishte mundur të siguronte transferimin te Real Madridi në verën e vitit 2011, po të mos ishte një letër e shkruar nga vëllai i tij i ndjerë që ia dërgoi skuadrës spanjolle.
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Adebayor i ishte bashkuar Real Madridit në formë huazimi nga Manchester City në janar të vitit 2011 dhe shënoi pesë gola në 14 ndeshje në La Liga nën drejtimin e Jose Mourinhos, ndërsa ndihmoi skuadrën madrilene të fitojë edhe Kupën e Spanjës, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, Real Madridi refuzoi të shfrytëzonte mundësinë për të blerë sulmuesin togolez atë verë dhe pasi mbeti jashtë skuadrës së Manchester Cityt në fazën para-sezonale në SHBA, ai u huazua te Tottenhami.
Në vitin 2015, Adebayor kishte postuar një shkrim në mediat sociale për problemet e tij personale me familjen e tij, duke zbuluar për barrën financiare që ka për të mbështetur familjen e tij.
Dy vjet pas atij episodi, Adebayor tash pjesë e Istanbul Basaksehirit, që insiston se e sheh jetën tash në mënyrë tjetër, ka rikujtuar kohën që i dha fund aventurës së tij te Real Madridi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.