Mesfushori ofensiv Enis Bardhi, në edicionin e ri do të luajë në La Liga të Spanjës. Bardhi 22-vjeçar, të hënën, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën elitare të Spanjës, Levante. Te Levante, Bardhi është transferuar nga skuadra hungareze, Ujpest.
“Levante dhe Ujpest kanë arritur marrëveshje për transferimin e Enis Bardhit, i cili ka nënshkruar kontratën me Levanten deri në vitin 2020”, njoftoi klubi spanjoll të hënën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori shqiptar të martën (sot) do të mbajë edhe një konferencë për media, ku edhe do të prezantohet si lojtar i ri i Levantes.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia karrierë ka bërë edhe te skuadra pak e njohur suedeze, Prespa Birlik, te skuadra e Shkupit dhe tek ekipi U-19 i Brondbyt në Danimarkë.
Vetë Bardhi është shprehur i emocionuar që në La Liga do të ketë mundësinë të luajë kundër yjve si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Neymar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.