Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pejës s'po i afrohet askush për t'ia hequr lakun

Klubi i basketbollit Peja, është në krizë. Këtë nuk e mohon askush, as kryetari i saj, Art Gashi. Por ai ka thënë se ka shpresa për klubin e verdhë dhe se vetë ai është i gatshëm për të hapur rrugë për të tjerët, që duan ta ndihmojnë.

Gashi ka thënë se nuk është i interesuar të mbajë më postin e kryetarit të klubit, por sipas tij, atë nuk po e do askush, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një prej klubeve më të suksesshme në Kosovë është zhytur në borxhe të mëdha dhe stinorin e shkuar e përfundoi për “faqe të zezë”.

Gashi në një intervistë për gazetën ka shprehur frikën, se nëse askush nuk do të ofrohet ta marrë drejtimin e Pejës, atëherë rrezikohet që problemet të thellohen edhe më shumë.

Në gjithë këtë situatë me shumë paqartësi, në një ai është i bindur: Peja nuk do të shuhet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.