Boksi në Kosovë është larg lavdisë që kishte në vitet ‘70 e ‘80. Por me Donjeta Sadikun, kampione evropiane dhe nënkampione e botës për të reja, boksi ka filluar të dalë nga errësira.
Dhe, medaljet e saj nuk janë të vetmet dhurata për Kosovën. Vetëm pas suksesit të vitit të kaluar, kur fitoi medaljen e artë për të reja në kampionatin evropian në Ordu të Turqisë, numri i boksiereve ka filluar të rritet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo është parë si model dhe nga 4-5 boksiere sa ishin gjatë 18 vjetëve të pasluftës, sot janë 18 që ndjekin ëndrrën, duke marrë shembull Sadikun.
“Nga katër apo pesë sa kanë qenë më herët, prej vitit të kaluar numri i boksiereve të regjistruara është rritur në 14. Janë edhe katër boksiere të tjera të angazhuara, që stërvitin, por ende nuk janë regjistruar. Presim të rritet dukshëm ky numër”, ka thënë sekretari teknik i FBOXK-së, Latif Demolli... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.