Sport

Romero vazhdon kontratën me Unitedin

Manchester Unitedi ka njoftuar se portieri Sergio Romero ka nënshkruar kontratë të re me klubin.

Portieri do të qëndrojë te “Djajtë e Kuq” deri në qershor të 2021-s, me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër.

30-vjeçari iu bashkua klubit në qershor të 2015-s dhe ka pasur 28 paraqitje deri tani për klubin.