Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lallana: Duhet të ngrihemi dhe të marrim përgjegjësitë

Mesfushori i Liverpoolit, Adam Lallana thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet të ngrihen dhe të marrin përgjegjësitë që të rikthejnë formën e duhur, duke filluar nga përballja ndaj Arsenalit, transmeton Koha.net.

Fitorja ndaj Tottanhamit më 11 shkurt u duk se do të ishte fillimi i këndelljës së ekipit nga Anfield Road, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi të hënën ekipi i Jurgen Kloppit u mposht nga Leicesteri me rezultat 3 me 1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kam besim te trajneri, të gjithë lojtarët i besojnë, dhe jemi të gjithë aty së bashku. Siç jeni të bashkuar kur keni sukses, ashtu jemi edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ky është pozicioni që kemi tani dhe duhet vetëm të ngrihemi dhe të llogaritim dhe të marrim përgjegjësi. Dhe kjo që nga ndeshja e së shtunës ndaj Arsenalit”, është shprehur Lallana për BT Sport.

Liverpooli ka katër fitore, katër barazime dhe asnjë humbje top ekipet që momentalisht janë në krye të Premier Ligës.