Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviq, Eto'o, Ribery..., yjtë që dështuan me Guardiolën

Pep Guardiola është njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në botën e futbollit, dhe më i kërkuari prej skuadrave të mëdha të Evropës.

Tekniku 46-vjeçar, hapat e parë në zejen e trajnerit i ka nisur në vitin 2007 te Barcelona B, por pas vetëm një viti, ai është graduar si trajner në ekipin e parë të Barcelonës, shkruan The Sun. Nën drejtimin e tij, Barcelona ka shkëlqyer në skenën e futbollit evropian. Gjatë katër vjetëve, Guardiola ka arritur suksese të jashtëzakonshme - 14 trofe në të gjitha garat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas Barcelonës, Guardiola mori drejtimin e skuadrës më të madhe të Bundesligës, Bayern Muenchen. Te bavarezët gjatë tri edicioneve, Guardiola mblodhi shtatë trofe. Ndërsa, prej verës së shkuar, ai është në krye të skuadrës së Manchester Cityt, përcjell Koha Ditore. Ndonëse, me ekipin anglez nuk pati ndonjë sukses të madh, epoka e Guardiolës në "Etihad Stadium" pritet të fillojë prej edicionit 2017/18.

Megjithatë, krahas sukseseve të shumta, Guardiola është i njohur edhe për telashet që ka pasur me disa prej yjve të futbollit ku ka punuar.

Nën urdhrat e Guardiolas, janë "djegur" disa lojtarë të rëndësishëm tek ekipet ku tekniku spanjoll ka pasur fjalën kryesore. Rasti më i freskët është ai i portierit të Përfaqësueses së Anglisë, Joe Hart. Portieri përfundimisht pritet të largohet nga City, për shkak se nuk preferohet nga Guardiola...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.