Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistet e dashuruara shijojnë jetën dhe sportin në Islandë

Nga dritarja e kuzhinës të vilës së tyre të vogël, Bianca Sierra dhe Stephany Mayor mund të shohin stadiumin e futbollit ku ato stërviten çdo ditë, shkruan NYT. Mayor thotë se po e jeton ëndrrën, duke luajtur futboll në divizionin e parë të Islandës, dhe që po mund të bëjë gjumin aq afër fushës.

"Është sikurse të jesh në La Masia", thotë ajo, duke kujtuar akademinë e famshme të Barcelonës, që është nën hijen e ekipit nga "Camp Nou", përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por Mayor dhe Sierra kishin një ëndërr krejtësisht tjetër kur morën vendim për t'u zhvendosur në këtë qytet të izoluar peshkimi: thjesht, dëshironin që të luanin në të njëjtin ekip duke jetuar hapur si çift.

Sulmuesja Mayor dhe mbrojtësja Sierra, që të dyja 25 vjeçe, besohet të jenë sportistet e para profesioniste në historinë e Meksikës, që janë deklaruar lesbike. Po ashtu, konsiderohen edhe si futbollistet e para në Meksikë që haptazi kanë folur rreth orientimit seksual që kanë.

Që të dyja, kanë përfaqësuar vendin e tyre në garat ndërkombëtare, duke qenë pjesë e Meksikës në Kampionatin Botëror të mbajtur në vitin 2015.

Por për t'u pranuar si të tilla - lesbike - ato është dashur që të lëvizin më shumë se shtatë mijë kilometra larg shtëpisë...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.