Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibraimi: Kualifikimi nuk është vendosur ende

Ai ishte heroi i padiskutueshëm i Shkëndijës në sfidën e parë të turit të dytë kualifikues të Europa League ndaj finlandezëve të Hjk Helsinkit. Me tregolëshin që shënoi, Besart Ibraimi jo vetëm që i dha një bonus të madh përsa i përket çështjes së kualifikimit skuadrës tetovare por u bë gjithashtu futbollisti i parë i Shkëndijës që shënon tre herë në një ndeshje të kompeticioneve europiane.

30-vjecari i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Schalke 04 në Gjermani, është njeriu simbol i kuqezinjve në repartin e avancuar por përpara suksesit personal Ibraimi vendos atë të skuadrës, transmeton Supersport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fitorja 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Helsinkit e favorizon ndjeshëm skuadrën e Qatip Osmanit për të avancuar në raundin tjetër, por sipas Besart Ibraimit asgjë nuk ka përfunduar edhe pse sulmuesi ka bindjen se Shkëndija do të kërkojë fitoren edhe në kryeqytetin e Finlandës dhe nuk do të shkojë atje për të mbrojtur suksesin e ndeshjes së parë.